Transfer
Transfero domainin tënd .al
Sillni domainin .al te UpFlare me kodin e autorizimit. Procesi është i thjeshtë dhe faqja juaj nuk ndërpritet nëse DNS-i mbetet i njëjtë.
Kod EPP / AUTH
Pa ndërprerje shërbimi
Mbështetje gjatë procesit
Si funksionon transferimi
Domainet .al transferohen përmes një kodi autorizimi, i njohur edhe si kodi EPP, AUTH Code ose çelës transferimi. Ky kod merret nga regjistrari aktual dhe, sipas rregullores, duhet të përdoret brenda 24 orësh nga momenti i lëshimit.
Hapat
- Kërko kodin nga regjistrari aktual. Ai është i detyruar t'jua japë.
- Hiq bllokimin (registrar lock) nëse domaini është i bllokuar.
- Verifiko kontaktin — email-i i regjistruesit duhet të jetë i saktë dhe i aksesueshëm.
- Nis porosinë te UpFlare dhe vendos kodin e autorizimit.
- Konfirmo — transferimi përpunohet dhe domaini shfaqet në panelin tuaj.
Gabimet më të zakonshme
- Kodi ka skaduar — kërkojeni sërish; afati është 24 orë.
- Domaini është i bllokuar — hiqni bllokimin te regjistrari aktual.
- Email i vjetëruar — përditësoni kontaktin para se të nisni.
- Domain afër skadimit — rinovojeni përpara transferimit për siguri.
A humbet faqja gjatë transferimit?
Jo, nëse nameserverët mbeten të njëjtë. Transferimi ndryshon regjistrarin, jo konfigurimin DNS. Nëse doni të kaloni edhe hosting-un, kryeni fillimisht migrimin dhe pastaj ndryshoni nameserverët — shiko udhëzuesin DNS.
Sille domainin te UpFlare
Nis transferimin sot dhe menaxhoje gjithçka nga një panel.
