Zgjidhni një domain dhe prezantoni biznesin tuaj në botë
Gati për projektin tënd të ri? Gjej emrin domain perfekt për çmimin më të mirë — regjistrim .al i shpejtë, i sigurt dhe i menaxhuar nga një panel i vetëm.
Gjithçka fillon me një emër perfekt domain.
Kërkoni dhe blini emra domain të disponueshëm .al, që i përshtaten biznesit tuaj.
Çfarë është një domain .al?
Një domain .al është një lloj domaini i nivelit më të lartë (TLD — Top-Level Domain) që përdoret për të identifikuar faqe interneti që kanë lidhje me Shqipërinë. Sigla “al” përfaqëson kodin e vendit sipas standardeve ndërkombëtare të kodifikimit (ISO 3166-1 alpha-2).
Ky lloj domaini përdoret për të identifikuar faqe interneti të ndryshme që kanë të bëjnë me Shqipërinë: faqe biznesi, faqe personale, organizata dhe shumë të tjera. Përdorimi i një domaini .al shërben për të lidhur një faqe interneti me identitetin e vendit shqiptar dhe për të targetuar audiencën shqiptare.
Në esencë, domaini .al është një mjet për të identifikuar dhe ndarë faqet e internetit në mënyrë që të jenë lehtësisht të identifikueshme dhe të gjendet një vend në rrjetin e internetit, duke i lidhur ato me kontekstin dhe identitetin e Shqipërisë.
Lexo më shumë →Çfarë duhet të dini!
Para se të regjistroni një domain .al mëso më shumë.
Rregullorja për Domainet .al
Si çdo domain lokal, domaini .al ka një rregullore të paracaktuar nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), të cilat duhet të zbatohen si nga regjistrari ashtu edhe nga klienti. Për të mësuar më shumë lexoni rregullat e plota.
DPPI — Pronësia Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, jep edhe të drejtat mbi patentat (emrat domain të regjistruar dhe mbrojtur tek patentat).
Lista e emrave të Ndaluar
Sipas rregullores AKEP është një listë e ndaluar për regjistrimin domain .al, pasi konsiderohen të papërshtatshme për përdorim publik. Ju sugjerojmë të verifikoni para se të blini domainin .al.
Lista e emrave të Rezervuar
Sipas rregullores AKEP është një listë e rezervuar për regjistrimin e domain .al, pasi janë emra që kanë përdorim sensitiv për përdorimin publik. Ju sugjerojmë ta shikoni para se të blini domainin .al.
Formular Aplikimi për Transferim tek një Regjistrues i Ri
Domainet .al mund të transferohen përmes një kodi autorizimi (njohur edhe si kodi EPP, AUTH Code apo çelës transferimi). Ky kod merret nga regjistrari aktual dhe duhet të përdoret brenda 24 orësh. Shiko udhëzuesin e transferimit.
Garancia për kthimin e parave
Duke qenë se blerja e domain është një shërbim që aprovohet nga AKEP, nëse blini një domain dhe aprovohet, nuk bëhet kthimi i parave. Në rast se shërbimi nuk aprovohet nga AKEP, atëherë bëhet e mundur t'ju kthehet pagesa e kryer nga ju.
Regjistri Online i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale
Përpara se të kërkoni dhe regjistroni një domain “.al” duhet të verifikoni në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) në mënyrë që emri i domainit i zgjedhur nga ju të mos jetë markë/patentë e regjistruar nga kjo drejtori. Emrat e markave dhe patentave të miratuara nga institucioni përkatës, të cilat përkojnë saktësisht me emër domaini nën “.al”, përbëjnë emra të rezervuar për poseduesit e markës/patentës të regjistruar dhe nuk mund të regjistrohen nga askush tjetër.
Kujdes! Regjistruesi bie dakord se në rast se nuk e vendos në përdorim domainin .al për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e regjistrimit/rinovimit, është dakord që domaini të kalojë në gjendje të lirë, duke i dhënë mundësinë një individi tjetër për ta regjistruar dhe përdorur (pasi plotëson kërkesën).
Kujdes! Deklarimet e të dhënave të rreme apo paraqitja e dokumenteve të falsifikuara për regjistrim, përbëjnë krime të falsifikimit dhe/ose përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, që parashikohen nga nenet 186, 189 ose 191 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Asnjë emër domain nuk regjistrohet me të dhëna të rreme.
UpFlare Sh.p.k. është i regjistruar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe zbaton detyrimet dhe përcaktimet që rrjedhin nga Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Emri që kërkon mund të jetë ende i lirë
Kontrollojeni tani — regjistrimi zgjat pak minuta dhe menaxhohet nga një panel i vetëm.
