Çmimet nuk përfshijnë TVSH
UpFlare AKEP — Regjistrar i Akredituar Client Area
.al€8.99/viti
.com.al€9.99/viti
.net.al€9.99/viti
.org.al€9.99/viti
Rinovim

Rinovo domainin tënd .al

Rinovimi kushton njësoj si regjistrimi. Aktivizoni rinovimin automatik që të mos rrezikoni humbjen e emrit.

Rinovim 1–10 vjet
Njoftime para skadimit
Pa rritje çmimi

Çmimi i rinovimit

EkstensioniRinovim / viti
.al€8.99
.com.al€9.99
.net.al€9.99
.org.al€9.99

Kur duhet rinovuar

Ju këshillojmë ta rinovoni domainin të paktën 30 ditë përpara datës së skadimit. Sistemi ynë dërgon njoftime automatike me email, por përgjegjësia përfundimtare për rinovimin i takon regjistruesit.

Rregulli i përdorimit 1-vjeçar

Regjistruesi bie dakord se, nëse nuk e vendos në përdorim domainin .al për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e regjistrimit ose rinovimit, domaini mund të kalojë në gjendje të lirë dhe një individ tjetër mund ta regjistrojë e përdorë. Ky është një specifik i rregullores së .al që nuk ekziston te shumica e ekstensioneve ndërkombëtare.

Çfarë ndodh nëse skadon

  • Faqja dhe email-i pushojnë së funksionuari menjëherë pas skadimit.
  • Domaini kalon në një periudhë ku rikthimi mund të jetë ende i mundur.
  • Pas kësaj periudhe, emri çlirohet dhe mund ta regjistrojë kushdo.

Mënyra më e sigurt për ta shmangur këtë është rinovimi shumëvjeçar — deri në 10 vjet njëherësh.

Mos e humb emrin tënd

Rinovo herët dhe fli i qetë.