Çmimet nuk përfshijnë TVSH
UpFlare AKEP — Regjistrar i Akredituar Client Area
.al€8.99/viti
.com.al€9.99/viti
.net.al€9.99/viti
.org.al€9.99/viti
Domain .al

Regjistro domainin tënd .al

Domaini kombëtar i Shqipërisë, i regjistruar direkt nga një regjistrar i akredituar pranë AKEP. €8.99 në vit, me DNS të menaxhuar pa kosto shtesë.

Aprovim i shpejtë
DNS falas
Rinovim 1–10 vjet

Pse të zgjidhni një domain .al

Domaini .al është domaini kombëtar i Shqipërisë dhe sinjali më i qartë që një faqe interneti i drejtohet tregut shqiptar. Për një biznes që operon në Tiranë, Durrës, Vlorë apo kudo në Shqipëri, një adresë .al ndërton besim menjëherë: klienti e kupton që po flet me një subjekt vendas.

Përveç besueshmërisë, domaini kombëtar ndihmon edhe në kërkimet lokale. Motorët e kërkimit e përdorin ekstensionin si një nga sinjalet gjeografike, ndaj një faqe .al ka avantazh natyral për kërkime të kryera nga Shqipëria.

Çmimi dhe rinovimi

EkstensioniRegjistrimRinovimTransferPeriudha
.al€8.99€8.99€8.991–10 vjet
.com.al€9.99€9.99€9.991–10 vjet
.net.al€9.99€9.99€9.991–10 vjet
.org.al€9.99€9.99€9.991–10 vjet

Çmimet janë në euro dhe nuk përfshijnë TVSH-në. Rinovimi kryhet me të njëjtin çmim si regjistrimi — pa rritje pas vitit të parë.

Kush mund të regjistrojë një domain .al

Domainin .al mund ta regjistrojnë persona fizikë dhe persona juridikë, vendas ose të huaj, me kusht që të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe të dhënat të jenë të sakta e reale. Për subjektet tregtare kërkohet ekstrakti i QKB-së ose dokument i barasvlershëm regjistrimi.

Procesi hap pas hapi

  1. Kërko emrin — shkruani emrin që dëshironi në kutinë e kërkimit dhe shihni nëse është i lirë.
  2. Plotëso të dhënat — regjistruesi, kontakti administrativ dhe teknik.
  3. Ngarko dokumentet — sipas llojit të subjektit.
  4. Aprovim nga AKEP — aplikimi verifikohet dhe domaini aktivizohet.
  5. Konfiguro DNS — vendosni nameserverët ose përdorni DNS-in tonë të menaxhuar.

Çfarë duhet të dini para regjistrimit

Rregullorja për Domainet .al

Si çdo domain lokal, domaini .al ka një rregullore të paracaktuar nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), të cilat duhet të zbatohen si nga regjistrari ashtu edhe nga klienti. Për të mësuar më shumë lexoni rregullat e plota.

DPPI — Pronësia Industriale

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, jep edhe të drejtat mbi patentat (emrat domain të regjistruar dhe mbrojtur tek patentat).

Lista e emrave të Ndaluar

Sipas rregullores AKEP është një listë e ndaluar për regjistrimin domain .al, pasi konsiderohen të papërshtatshme për përdorim publik. Ju sugjerojmë të verifikoni para se të blini domainin .al.

Lista e emrave të Rezervuar

Sipas rregullores AKEP është një listë e rezervuar për regjistrimin e domain .al, pasi janë emra që kanë përdorim sensitiv për përdorimin publik. Ju sugjerojmë ta shikoni para se të blini domainin .al.

Formular Aplikimi për Transferim tek një Regjistrues i Ri

Domainet .al mund të transferohen përmes një kodi autorizimi (njohur edhe si kodi EPP, AUTH Code apo çelës transferimi). Ky kod merret nga regjistrari aktual dhe duhet të përdoret brenda 24 orësh. Shiko udhëzuesin e transferimit.

Garancia për kthimin e parave

Duke qenë se blerja e domain është një shërbim që aprovohet nga AKEP, nëse blini një domain dhe aprovohet, nuk bëhet kthimi i parave. Në rast se shërbimi nuk aprovohet nga AKEP, atëherë bëhet e mundur t'ju kthehet pagesa e kryer nga ju.

Gati për ta nisur?

Kontrolloni nëse emri që doni është ende i lirë.