Domaini .al është domaini kombëtar i Shqipërisë dhe sinjali më i qartë që një faqe interneti i drejtohet tregut shqiptar. Për një biznes që operon në Tiranë, Durrës, Vlorë apo kudo në Shqipëri, një adresë .al ndërton besim menjëherë: klienti e kupton që po flet me një subjekt vendas.
Përveç besueshmërisë, domaini kombëtar ndihmon edhe në kërkimet lokale. Motorët e kërkimit e përdorin ekstensionin si një nga sinjalet gjeografike, ndaj një faqe .al ka avantazh natyral për kërkime të kryera nga Shqipëria.
Çmimi dhe rinovimi
Ekstensioni
Regjistrim
Rinovim
Transfer
Periudha
.al
€8.99
€8.99
€8.99
1–10 vjet
.com.al
€9.99
€9.99
€9.99
1–10 vjet
.net.al
€9.99
€9.99
€9.99
1–10 vjet
.org.al
€9.99
€9.99
€9.99
1–10 vjet
Çmimet janë në euro dhe nuk përfshijnë TVSH-në. Rinovimi kryhet me të njëjtin çmim si regjistrimi — pa rritje pas vitit të parë.
Kush mund të regjistrojë një domain .al
Domainin .al mund ta regjistrojnë persona fizikë dhe persona juridikë, vendas ose të huaj, me kusht që të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe të dhënat të jenë të sakta e reale. Për subjektet tregtare kërkohet ekstrakti i QKB-së ose dokument i barasvlershëm regjistrimi.
Procesi hap pas hapi
Kërko emrin — shkruani emrin që dëshironi në kutinë e kërkimit dhe shihni nëse është i lirë.
Plotëso të dhënat — regjistruesi, kontakti administrativ dhe teknik.
Ngarko dokumentet — sipas llojit të subjektit.
Aprovim nga AKEP — aplikimi verifikohet dhe domaini aktivizohet.
Konfiguro DNS — vendosni nameserverët ose përdorni DNS-in tonë të menaxhuar.
Çfarë duhet të dini para regjistrimit
Rregullorja për Domainet .al
Si çdo domain lokal, domaini .al ka një rregullore të paracaktuar nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), të cilat duhet të zbatohen si nga regjistrari ashtu edhe nga klienti. Për të mësuar më shumë lexoni rregullat e plota.
DPPI — Pronësia Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, jep edhe të drejtat mbi patentat (emrat domain të regjistruar dhe mbrojtur tek patentat).
Lista e emrave të Ndaluar
Sipas rregullores AKEP është një listë e ndaluar për regjistrimin domain .al, pasi konsiderohen të papërshtatshme për përdorim publik. Ju sugjerojmë të verifikoni para se të blini domainin .al.
Lista e emrave të Rezervuar
Sipas rregullores AKEP është një listë e rezervuar për regjistrimin e domain .al, pasi janë emra që kanë përdorim sensitiv për përdorimin publik. Ju sugjerojmë ta shikoni para se të blini domainin .al.
Formular Aplikimi për Transferim tek një Regjistrues i Ri
Domainet .al mund të transferohen përmes një kodi autorizimi (njohur edhe si kodi EPP, AUTH Code apo çelës transferimi). Ky kod merret nga regjistrari aktual dhe duhet të përdoret brenda 24 orësh. Shiko udhëzuesin e transferimit.
Garancia për kthimin e parave
Duke qenë se blerja e domain është një shërbim që aprovohet nga AKEP, nëse blini një domain dhe aprovohet, nuk bëhet kthimi i parave. Në rast se shërbimi nuk aprovohet nga AKEP, atëherë bëhet e mundur t'ju kthehet pagesa e kryer nga ju.