Rregullorja për Domainet .al
Si çdo domain lokal, domaini .al ka një rregullore të paracaktuar nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), të cilat duhet të zbatohen si nga regjistrari ashtu edhe nga klienti. Për të mësuar më shumë lexoni rregullat e plota.
DPPI — Pronësia Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, jep edhe të drejtat mbi patentat (emrat domain të regjistruar dhe mbrojtur tek patentat).
Lista e emrave të Ndaluar
Sipas rregullores AKEP është një listë e ndaluar për regjistrimin domain .al, pasi konsiderohen të papërshtatshme për përdorim publik. Ju sugjerojmë të verifikoni para se të blini domainin .al.
Lista e emrave të Rezervuar
Sipas rregullores AKEP është një listë e rezervuar për regjistrimin e domain .al, pasi janë emra që kanë përdorim sensitiv për përdorimin publik. Ju sugjerojmë ta shikoni para se të blini domainin .al.
Formular Aplikimi për Transferim tek një Regjistrues i Ri
Domainet .al mund të transferohen përmes një kodi autorizimi (njohur edhe si kodi EPP, AUTH Code apo çelës transferimi). Ky kod merret nga regjistrari aktual dhe duhet të përdoret brenda 24 orësh. Shiko udhëzuesin e transferimit.
Garancia për kthimin e parave
Duke qenë se blerja e domain është një shërbim që aprovohet nga AKEP, nëse blini një domain dhe aprovohet, nuk bëhet kthimi i parave. Në rast se shërbimi nuk aprovohet nga AKEP, atëherë bëhet e mundur t'ju kthehet pagesa e kryer nga ju.